Site icon PORTALB

RMV, pasi kishte mbushur kombin me udhëtarë për në Kodër të Diellit, policia ka ngritur kallëzim penal për kompaninë dhe personin

Foto nga kombi me të cilin udhëtojnë çdo ditë studentët.

kombi, automjet, transport i udhetareve

Kallëzim penal është paraqitur nga policia për 48 vjeçarin i cili në mjetin e tij transportus ka pasur udhëtarë më shumë se sa duhet gjatë kohës së epidemisë, transmeton Portalb.mk.

“SPB-Tetovë deri te Prokuroria themelore publike në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj subjektit juridik nga fshati Rashçe e Shkupit dhe ndaj 48 vjeçarit N.I. nga fshati Sfillare e Poshtme, Shkup”, njoftojnë nga policia.

Policia sqaroi që kallëzimi penal është ngritur në bazë të dyshimit që ai më 10 janar ka kryer bartjen e udhëtarëve me minibus “Mercedes” në kundërshtim me masat e Qeverisë që kapaciteti të jetë i kufizuar deri në 50 përqind.

Raportohet që mjeti transportues ishte duke bartur udhëtarë në relacionin Shkup-Kodra e Diellit.

Exit mobile version