Site icon PORTALB

RMV, 15 persona me kovid kanë ndërruar jetë në 24 orë, mbi një mijë raste të reja

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.216 raste të reja me KOVID-19 nga 3.761 të testuar, 111 pacientë janë shëruar, ndërkaq 15 të tjerë kanë ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

Numri i përgjithshëm i të testuarve 578.923, ashtu që numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 116.438, të shëruarve në 99.126, të vdekurve në 3.403, ndërkaq numri i rasteve aktive është 13.909.

Të vdekurit në 24 orët e fundit

Janë regjistruar 15 të vdekur nga mosha nga 53–94 vjeçare: 6 pacientë nga Shkupi, dy persona nga Prilepi, Tetova dhe Koçani, 1 person nga Kumanova, Manastiri dhe Krusheva.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version