Site icon PORTALB

Qumështi i dyshimtë “Dukat” nuk është në qarkullim, të enjten do të dihet nëse është toksik

Sipas Agjencisë për ushqim dhe veterinari në Maqedoni nuk është në shitje qumështi i dyshuar "Dukat"

Sipas Agjencisë për ushqim dhe veterinari në Maqedoni nuk është në shitje qumështi i dyshuar "Dukat"

Deri të enjten do të dihet nëse 360 litra të qumështit të dyshimtë “Dukat” të cilat gjenden në Maqedoni, a kanë aflatoksine.

Siç kumtoi sot drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Dejan Runtevski, këto sasi të qumështit aspak nuk janë lëshuar në qarkullim. Ndodhen në magazinat e distributorëve.

Sipas Runtevskit, kontrollet e aflatoksineve në qumësht nuk janë pjesë e analizave të rregullta në vendkalimet kufitare. Zakonisht, ato zbatohen pas marrjes së njohurive për praninë e mundshme të substancave të palejuara. /Portalb

Exit mobile version