MPPS për fëmijën që humbi jetën në zjarrin në Gostivar: Qendra për mbrojtja sociale nuk ka pasur denoncim për moskujdes prindëror

Në lidhje me rastin e sotëm ku në banesën e përfshirë nga zjarri në Gostivar, humbi jetën një fëmijë shtatë vjeçar i cili ka qenë i lidhur me zinxhirë, ka reaguar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ata informuan se nuk ka pasur denoncime në Qendrën për Mbrojtje Sociale në Gostivar për moskujdes prindëror, transmeton Portalb.mk.

“Në QMS Gostivar nuk ka arritur asnjë denoncim apo informatë për çfarë do lloji të moskujdesit prindëror, keqpërdorim apo sjellje të pandërgjegjshme ndaj cilit do prej fëmijëve në familje. Sipas evidencës së QMS Gostivar, kjo familje nuk ka qenë shfrytëzuese e asnjë të drejte apo shërbimi nga mbrojtja sociale dhe mbrojtja fëmijërore”, thuhet në kumtesë.

Nga MPPS shtuan se, ekipet profesionale të QMS Gostivar janë në komunikim të vazhdueshëm me MPB dhe PTHP dhe se është kërkuar nga QMS Gostivar që ta hetojnë detajisht rastin në lidhje me familjet dhe gjendjen e fëmijëve, pas çka do të ndërmerren masa adekuate në interes të fëmijëve.

Qendra për Punë Sociale Gostivar dhe komuna kanë siguruar vendosjen dhe kujdes adekuat për anëtarët e familjes banesa e të cilës është përfshirë nga zjarri, ndërsa u është ofruar edhe ndihmë dhe mbështetje psikologjike.

LEXO: Djaloshi 7-vjeçar që humbi jetën nga zjarri në një banesë në Gostivar, i ka pasur këmbët e lidhura me zinxhir

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button