Site icon PORTALB

RMV, 999 raste të reja me Kovid-19 ndërsa numri i të vdekurve dyshifror

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë testuar 3.626 persona për Kovid-19 nga të cilët 999 kanë rezultuar pozitiv, 543 persona janë regjistruar sit ë shëruar ndërsa 24 kanë humbur betejën me virusin, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 24 vdekje të moshës 46-80 vjeç, edhe atë: 5 pacientë nga Prilepi, Shkup – 4, Kavadarci – 3, nga 2 të vdekur në Gjevgjeli, Gostivar, Koçani dhe Dibër, nga një person i vdekur në Kumanovë, Manastir, Shtip dhe Negotinë. Të gjithë pacientët ndërruan jetë në kushte spitalore.

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot në vend janë testuar gjithsej 571.068 persona për virusin korona, nga të cilët 113.929 kanë rezultuar pozitiv kurse 98.676 janë shëruar, betejën me virusin e kanë humbur 3.364 persona, aktualisht ka 11.889 raste aktive në vend.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version