Bitcoin u tërhoq pas rekordit të fundjavës

Bitcoin humbi vlerë në mënyrë të ndjeshme ditën e hënë pasi arriti rekordin e 61 mijë dollarë gjatë fundjavës, një rritje që analistët ja atribuojnë stimulit financiar prej 1.9 trilionë dollarësh nënshkruar nga administrata Biden, shkruan Pcworld.al.

Duke qenë se shumë investitorë e shohin bitcoin si një armë kundër inflacionit, analistët besojnë se rritja e vlerës së kriptomonedhës është ndihmuar edhe nga shpresa e një rikuperimi ekonomik.

Në muajt e parë të këtij viti vlera e bitcoin është dyfishuar ndërsa gjatë 2020-ës katërfishuar. Aktualisht kriptomonedha këmbehet me 55,290 dollarë në bursën Bitstamp të Luksemburgut.

Një tjetër arsye e tërheqjes së bitcoin këtë të Hënë mund të kenë qenë lajmet e qarkulluara se India mund të dëbonte përdorimin ekriptomonedhave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button