Site icon PORTALB

RMV, 21 persona me KOVID19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, mbi 280 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të reja me KOVID19 nga 1.258 teste, janë shëruar 449 pacientë, ndërkaq 21 persona kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 112.930, 98.133 janë shëruar, 3.340 kanë vdekur, ndërkaq numri i rasteve aktive është 11.457, njofton Portalb.mk.

Të vdekurit në 24 orët e fundit

“Gjithsej janë raportuar 21 persona të vdekur, të moshës 52-93 vjeç: 8 pacientë nga Shkupi, nga 2 persona nga Prilepi dhe Ohri nga një person nga Kumanova, Tetova, Shtipi, Strumica, Struga, Koçani, Negotina, Gjevgjeli dhe Probishtipi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i rasteve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version