Reformat në administratë, profesori Davitkovski: Edhe harabelat e dinë që konkursi kurdiset për njeriun e partisë

Vijon praktika e deritanishme e punësimeve në administratë nëpërmjet listave partiake, pa kritere dhe pa selektim adekuat, edhe harabelat e dinë se konkursi kurdiset për njerëzit e partisë, vlerëson profesori universitar Borçe Davitkovski në një bisedë me gazetarin e Portalb.mk, në lidhje me reformat në administratën publike që vazhdimisht janë premtuar, por gjërat vazhdojnë të mbeten ashtu siç kanë qenë.

Borçe Davitkovski
Borçe Davitkovski

Çfarë është ndërruar në administratën publike, nga pushtetet e kaluara?

Borçe Davitkovski: Mendoj se asgjë nuk është ndërruar, tërë kohën ata që fitojnë në zgjedhje, i vendosin kuadrot e tyre, veçanërisht është simptomatike te funksionarët e lartë, drejtorët – eshalonine  dytë dhe të tretë, veçanërisht ato që i emëron Qeveria, bordet drejtuese etj. Atje fare nuk respektohet. Vendosin u.d. drejtorë, fare nuk respektohen dispozitat ligjore kush dhe kur mundet të emërohet. Po vazhdon praktika e vjetër, i vendosin njerëzit dhe thonë prej tash e këndej, do të miratojmë ligj të ri, kishim premtim për Shërbimin të Lartë Administrativ, por ja ende nuk ka ligj. Ata i vendosin kuadrot e tyre, për këtë edhe Antikorrupsioni konstaton se ka konflikt të interesave, konkretisht drejtori i MEPSO-s, por askush nuk reagon, unë nuk mund ta kuptoj, kjo është e çuditshme.

Sa zbatohet sistemi i meritokracisë gjatë punësimit?

Borçe Davitkovski: Thjeshtë marrëveshja koalicionuese është shumë më e fuqishme, dukshëm se sa ligji. Besoj se edhe gjatë kohë do të jetë kështu, ne fillimisht duhet ta ndryshojmë kodin e politikanëve që kur të vijë një pushtet të mos mendojë “tani erdhëm në pushtet dhe do t’i vendosim personat tonë” – ky është mendimi i keq, ata duhet t’i vendosin më të shkathëtit, sipas ligjeve. Ligjet janë të mira, por askush

Nëse përdoret sistemi i meritokracisë apo si, thjeshtë kjo është gabim. Duhet të ketë vullnet të vërtetë politik që të zgjidhen këto situata, thjeshtë shumë shumë do të mbetemi prapa Evropës, thjeshtë shumë kuadro pa kaluar filtrat e njohurive, por madje ka edhe funksionarë shumë të lartë, por edhe ministra  që nuk kanë arsim përkatës.

Kërkojnë që me muzikë të vendosen në vend të juridikut, edhe harabelat e dinë që është kurdisur konkursi për njeriun e partisë. Por thjeshtë askush nuk mban llogari e as nuk reagon, 40 vite flas për reforma askush nuk dëgjon, është deplasuar, gjithçka që të thuash nuk i prekë ato që duhet. Shkon në konkurs për t’u punësuar, njerëzit janë zgjedhur, vetëm bëhet teatër.

Sa jeni të kënaqur me reformat në administratën publike?

Borçe Davitkovski: Unë jam shumë i zhgënjyer pasi që mendova që me të vërtetë do të duhej të ulen dhe të bëjnë reforma, por deri më tani nuk kam parë asnjë reformë. Mandati i parë i kaloi Qeverisë, të themi se në atë mandat kishin tema politike, marrëveshje Prespa, me Bullgarinë. Tani është mandati i dytë, në fillim bëhen reforma jo në fund të mandatit, atëherë askush nuk bën reforma, por ja dalë-ngadalë po e hanë mandatin, vijnë zgjedhjet lokale, prapë do të mbushet administrata publike, do të pranojnë njerëz të tyre. Do të pranojnë votues a niveli i kualitetit të shërbimeve në administratën publike nga viti në vit bie dhe qytetarët nuk janë të kënaqur.

Ndryshe, reformat në administratë publike vazhdojnë të jenë njollë e zeze e Maqedonisë së Veriut pasi që vazhdimisht ndërrohen pushtete, por problemet vazhdimisht i lënë të kalben brenda institucionit i cili duhet të sigurojë departizim të administratës; ta shkurtojë numrin e madh të institucioneve dhe të punësuarve në sektorin publik; të sigurojë shërbime efikase, të shpejta dhe cilësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button