Site icon PORTALB

RMV, sot përfundon detyrimi për pajisje dimërore të automjeteve

Automjet dimer

Sot mbaron obligimi ligjor, i cili kërkon që shoferët detyrimisht të kenë pajisje dimërore në vetura, njofton Portalb.mk.

Një detyrim i tillë fillon çdo vit nga 15 nëntori dhe zgjat deri më 15 mars.

Përdorimi i pajisjeve të përshtatshme dimërore kontribuon shumë në rrjedhën e sigurt të trafikut në kushtet e dimërore të rrugëve.

Prandaj, çdo shofer duhet të përdorë pajisje të përshtatshme dimërore para së gjithash për mbrojtje personale, zhvillim të sigurt të komunikacionit dhe arritje të sigurt në destinacionin e dëshiruar.

Përndryshe, sipas Rregullores, pajisje dimërore e mjeteve motorike me masë maksimale të lejuar që nuk i kalon 3.500 kg. nënkupton:

Pajisjet dimërore për automjete me katër rrota funksionale (4 x 4) përfshijnë:

Si pajisje dimërore për automjete me masë maksimale të lejuar që tejkalon 3500 kg. nënkuptohet:

Në pjesën anësore të gomave të dimrit duhet t’i kenë shenjat “MS”, “M+S”, “M&S” si dhe një shenjë e një dëbore në një mal të stilizuar me tre maja. Në Maqedoni, sipas ligjit, është e ndaluar të përdoren goma me gozhda.

Exit mobile version