Site icon PORTALB

Udhëzimet për personat të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19

Vaksinimi kundër COVID-19 në RMV, foto nga Anadolu Agency

Udhëzimet e reja nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 mund të vizitojnë me siguri njerëz të tjerë të vaksinuar dhe grupe të vogla të atyre që nuk janë vaksinuar në rrethana të caktuara, por ka akoma masa të rëndësishme parandalimi, shkruan Panacea.mk.

Qendra i definon si të vaksinuar plotësisht njerëzit që kanë kaluar dy javë pasi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna dhe Pfizer, ose dy javë pas dozës së vaksinës Johnson & Johnson.

Njerëzit të cilët janë vaksinuar janë të mbrojtur dhe ka gjithnjë e më shumë dëshmi se ata nuk përhapin COVID-19, por shkencëtarët ende po përpiqen të zbulojnë se sa zgjat mbrojtja pas vaksinimit.

Udhëzimet tregojnë se niveli i masave paraprake duhet të përcaktohet në përputhje me karakteristikat e personave të pavaksinuar që qëndrojnë të pambrojtur nga COVID-19.

CDC thotë se personat e vaksinuar plotësisht mund të:

Udhëzimet tregojnë se personat e vaksinuar plotësisht duhet:

Exit mobile version