Site icon PORTALB

RMV, 541 raste të reja me Kovid-19

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga 2.789 persona të testuar për virusin korona, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 541 raste të reja ndërsa në kushte spitalore, 19 persona e humbën betejën me Kovid-19. Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 521 pacientë të shëruar, njofton Portalb.mk.

Gjithsej 19 persona ndërruan jetë në moshën 55 – 89 vjeç, edhe atë: 11 pacientë nga Shkupi, nga Kumanova dhe Kavadari nga 2 pacientë dhe nga një pacient nga Ohri, Strumica, Negotina dhe Berova. Tetëmbëdhjetë pacientë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, ndërsa vetëm një në shtëpi.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Ndryshe, deri tani në vend janë kryer gjithsej  566.183  teste për Kovid-19 nga të cilët 112.646 kanë rezultuar pozitiv, 97.687 janë regjistruar si të shëruar ndërsa 3.319 prej tyre kanë ndërruar jetë. Aktualisht numri aktiv i personave me virusin korona në vend është 11.640.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version