Site icon PORTALB

Tridhjetë e dy persona nuk e kanë respektuar orën policore

Ora policore në Tetovë, foto nga Portalb.mk-Ardit Ramadani

Tridhjetë e dy persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje në 24 orëshin e fundit, kumtoi sot MPB, njofton Portalb.

Gjatë 24 orëve të fundit sërish në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën e mbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 564 shkelje.

MPB apelon deri te qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjellura nga Qeveria dhe të gjtihë së bashku të kontribuojmë për parandalim të përhapjes së Kovid-19.

Exit mobile version