Site icon PORTALB

RMV, vazhdon të jetë i lartë numri ditor i viktimave nga virusi korona, gjithsej 868 raste të reja

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga 3.654 persona të testuar për virusin korona, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 868 raste të reja ndërsa në kushte spitalore, 15 persona e humbën betejën me Kovid-19. Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 397 pacient të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 15 persona ndërruan jetë, edhe atë: 5 pacientë nga Shkupi (86, 81, 72, 71, 64), 2 pacientë nga Tetova (72, 59) dhe Ohri (78, 57), dhe nga 1 pacient nga Prilepi (80), Kumanova (71), Shtipi (64g), Kavadarci (65g), Manastir (73g) dhe Negotinë (74).

Rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 397:

Ndryshe, deri tani në vend janë kryer gjithsej 559.021 teste për Kovid-19 nga të cilët 111.077 kanë rezultuar pozitiv, 96.925 janë regjistruar si të shëruar ndërsa 3.280 prej tyre kanë ndërruar jetë. Aktualisht numri aktiv i personave me virusin korona në vend është 10.872.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version