Site icon PORTALB

Jeni beqare? Ja si te mos deshperoheni diten e Shen Valentinit

Data 14 nuk duhet të jetë një dite e trishtuar

Data 14 nuk duhet të jetë një dite e trishtuar

Nëse Shen Valentini është nje feste e bukur kur je ne çift, për beqaret data 14 është një dite e trishtuar. Ja disa mënyra si t’i bëni balle dëshpërimit.

Mos u viktimizoni

Te jesh beqar nuk do te thotë te ndihesh inferior ndaj miqve te cilët kane një lidhje. Nuk është faji juaj, kështu është jeta. Duhet te bëni durim  për te takuar personin e duhur dhe jo te lidheni me te parin qe do iu dale para.

Tregohuni te kthjellëta

Trishtoheni shume kur shihni çifte te përqafuar ditën e Shën Valentinit? E ku e dini jua sesi është jeta e tyre e përditshme? Mbase ata nuk janë te lumtur dhe bëjnë gjithçka për t’u dukur. Jeta ne çift nuk është gjithmonë “fushe me lule”. Mbase femra qe shihni me partnerin ne krah, do donte te ishte ne vendin tuaj. Te paktën ju jeni te qete dhe nuk keni angazhime.

Bëhuni te bukura

Meqenëse nuk keni një partner për te cilin te shpenzoni, pse te mos blini diçka për vete dhe te bëheni te bukura atë dite? Keni pare një pale këpucë fantastike? Blijini pa u menduar. Ne fund te fundit pse te mos ia bëni qejfin vetes.

Kalojeni darken me te afërmit

Ne vend qe te takoheni me mikeshat tuaja, edhe ato beqare dhe te trishtuara, shkoni tek te afërmit te cilët do ua zbukurojnë mbrëmjen. Duke folur me ta do e harroni trishtimin dhe do buzëqeshni. Ne fund te fundit një dite është nuk do jete gjithmonë keshtu. 

Exit mobile version