Site icon PORTALB

Kryeministri Zaev në “Ist Gejt Moll”:Qendra më e madhe tregtare në rajon do të sjell marka botërore dhe punësime të reja 

Kryeministri Zaev në “Ist Gejt Moll”

Kryeministri Zaev në “Ist Gejt Moll”

“Ist Gejt Moll” do të bëhet qendër tregtare moderne e gjeneratës së re e cila do ta përfaqësojë botën në një vend. Me madhësinë e saj prej 160.000 m2 sipërfaqe, llojllojshmëri dhe përmbajtje, Shkupi e ka qendrën më të madhe tregtare në rajon. Jemi krenar që “Ist Gejt Moll” sjell marka të njohura tregtare në vendin tonë: 250 marka lokale dhe ndërkombëtare. Kjo do të thotë hapje e një numri të madh të vendeve të punës, që është edhe angazhim i yni të krijojmë ambient të favorshëm biznesi për vende të paguara mirë dhe tërheqjen e investitorëve të rinj”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në vizitën e sotme të “Ist Gejt Moll” në Shkup, ku me dinamizëm të përforcuar po zhvillohen aktivitetet ndërtimore për hapje zyrtare këtë vjeshtë.

Kryeministri Zaev  bashkë me zëvendëskryeministrin e ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministrin për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, ministrin  e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe menaxhmentin e “Skopje Ist Gejt”, inspektuan lokacionin dhe u informuan për aktivitet investuese deri në fazën finale të realizimit të projektit.

“Skopje Ist Gejt” investon edhe në kushte pandemie. Investimi i plotë është diku mbi 350 milionë euro për vendin tonë. Kompleksi zhvillon bruto hapësirë prej 500.000 m2, në të cilat krahas qendrës tregtare ka 10 banesore dhe 5 ndërtesa afariste. Ajo që jep sinjal pozitiv për investitorët që duan kapitalin e tyre ta investojnë në rajon është raporti i fondacionit të respektuar amerikan “Heritixh” për vitin 2021 i cili u publikua javën e kaluar.

Igor Davkov, drejtor ekzekutiv i “Skopje Ist Gejt” theksoi se “Ist Gejt Moll” është “Zemra e re e qytetit të Shkupit” i cili vetëm për disa muaj do të jetë destinacioni më atraktiv.

Exit mobile version