RMV, sot fillon vaksinimi me ‘Sputnik V’ dhe rivaksinimi me ‘Pfizer’

Prej sot në vend, fillon vaksinimi me vaksinën ruse “Sputnik V”. Vaksinimi do të zhvillohet në poliklinikën “Jane Sandanski” në Aerodrom të Shkupit ku pikat e vaksinimit do të punojnë në dy ndërrime nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20:00, nga e hëna deri të shtunën, njofton Portalb.mk.

Me 3.000 dozat e para të “Sputnik V” do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, megjithëse fillimisht ishte planifikuar që me to të fillonte imunizimi i të moshuarve, gjegjësisht i personave të vendosur në shtëpitë e të moshuarve ose kuadrin që punon atje.

“Për shkak të zgjerimit të kapaciteteve kovid dhe situatës aktuale, vaksinimi vazhdon me punonjësit shëndetësorë, të cilët janë në rrezik të lartë nga infektimi me kovid, nga të gjitha institucionet në vend”, thanë dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Dozat e dyta të këtyre vaksinave duhet të mbërrijnë më së voni për tre javë, që është angazhim të cilin e ndërmori kompania ruse.

Nga sot, në poliklinikën “Bukuresht” në Karposh, përsëri, do të fillojë rivaksinimi me vaksinën “Pfizer”, nga e cila vendi mori 8.000 doza si donacion nga Serbia.

Deri në fund të muajit, sipas njoftimeve, duhet të mbërrijë dërgesa e parë me 21.060 doza vaksinash të dakorduara direkt me kompaninë “Pfizer”.

Ndryshe, vaksinat ruse në Maqedoninë e Veriut mbërritën me 7 mars për rreth 3.000 qytetarë, si dozë të parë. Dërgesa arriti me fluturimin e rregullt të “Air Serbia” nga Beogradi. Ndërsa vaksinimi me ‘Pfizer’ ka filluar më 17 shkurt me punonjësit shëndetësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button