Futbollisti kumanovar Armend Alimi ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Nea Salamis kundër liderit të tabelës në kampionatin qipriot Anorthozis duke shënuar gol në minutën e 63 të takimit për skuadrën e tij e cila fitoi ndeshjen me rezultat përfundimtar 2:1.
Ishte pikërisht futbollisti shqiptar ai i cili kaloi në avantazh vendasit dhe e drejtoi ekipin e udhëhequr nga ish trajneri i Maqedonisë Mirsad Jonuz drejt fitores kundrejt ekipit më të mire qipriot Anorthozis.
Golin e Alimit mund ta shihni në videon e mëposhtme.