Prokurori ka filluar hetimet për 21 vjeçarin e dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës që akoma nuk i ka mbushur 14 vjeç, e dënueshme në bazë të paragrafit 1, neni 188 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.
I dyshuari është banor i fshatit Debresh, Dollnen, për të cilin kanë filluar hetimet nga Prokuroria themelore publike në Prilep.
“Prokurori publik kompetent vendosi të fillojë hetimet, pasi ka bazë për dyshime që më 7 mars, në hapësirat e fshatit Debresh, i dyshuari ka kryer sulm seksual ndaj 12 vjeçares”, raportojnë nga Prokuroria themelore publike.
Raportohet që me viktimën ka kontaktuar përmes rrjetit social, nga e ka caktuar edhe takimin. Takimi është zhvilluar në veturën e të dyshuarit, ku dyshohet që ka sulmuar viktimën.
Me kërkesë të prokurorit, Gjykata themelore në Prilep ka caktuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin.