RMV, punonjësit shëndetësorë- pagë për 5% më të lartë gjatë muajit mars

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi rritje prej 5% të pagave për të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike. Në paraqitjen e sotme në emisionin “Briefingu i mëngjesit”, Filipçe theksoi se rritja do të jetë edhe për personelin mjekësor edhe për atë jo-mjekësor të punësuar në institucionet shëndetësore, njofton Portalb.mk.

“Ajo që sot duhet ta përcaktojmë me Sindikatën është rritja e pagave për 5% të të gjithë atyre që janë të punësuar në sektorin e shëndetësisë. Rritje të rrogës do të ketë si për punonjësit shëndetësorë ashtu edhe për ata jo-shëndetësorë dhe duhet të fillojë nga muaji mars. Rritja është nga ky muaj, gjegjësisht nga paga e marsit, e cila paguhet në prill”, tha Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë, thonë nga ky institucion, investon vazhdimisht në resurset njerëzore. Përveç rritjes së pagave të punëtorëve shëndetësorë dhe punonjësve të tjerë në institucionet shëndetësore publike, në kushtet e pandemisë kovid janë realizuar 446 punësime të reja në shëndetësinë publike. Me punësimet e reja dhe rritjen e pagave, Ministria e Shëndetësisë krijon kushte që çdo punonjës i ri shëndetësor të shohë të ardhmen dhe karrierën e tij në vendin e tij.

Kujtojmë se edhe në dhjetor të vitit të kaluar 7.600 punonjës të shëndetit publik që punonin me pacientë kovid morën shpërblim prej 30 mijë denarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button