Site icon PORTALB

Charles Gareth do të jetë ambasadori i ardhshëm i Britanisë së Madhe në Maqedoni

Charles Gareth, ambasadori i ardhshëm i Britanisë së Madhe në Maqedoni

Charles Gareth, ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni

Një vit para kalimit të mandatit të ambasadori Christofer Yvon, qeveria britaneze tashmë e përcaktoi trashëgimtarin e tij. Sipas informatave nga burimet zyrtare në Londër, përfaqësues i ri diplomatik i mbretëreshës angleze në Maqedoni do të jetë Charles Gareth, ndërsa Yvon do të transferohet në ndonjë shërbim tjetër diplomatik, njofton “Utrinski Vesnik”. 

Gareth duhet ta marrë funksionin në verë të vitit 2014 ??????. Gareth është duke shërbyer në diplomacinë angleze tashmë 26 vjet. Ka shërbyer në Evropë – në Qipro dhe Zvicër, dhe në Azinë Lindore – Hong Kong dhe Tajvan. Vitin e kaluar e kreu funksionin e shefit për marrëdhënie ndërkombëtare të komitetit organizativ të Lojërave olimpike të Londrës, e pastaj u transferuar si zyrtar për punë të jashtme në ekipin që e përgatiti jubileun e diamantit për mbretëreshën Elizabeta. Të dyja funksionet i ka kryer si i punësuar i ministrisë së jashtme.

Pasi u emërua për ambasador, Gareth deklaroi: “Kam nderin që jam emëruar ambasador britanik në Maqedoni. Shpresoj se do të punoj me Maqedoninë për çështje me rëndësi për të dyja vendet dhe do të kontribuoj për zhvillimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike”. Gareth është i martuar dhe ka pesë fëmijë. /Portalb

Exit mobile version