Kuvendi ka rrezuar me 84 vota pro, dekretin e Presidentit Ilir Meta, për zgjatjen e afatit të koncesionit të Rinasit.
Rrëzimi i dekretit u paralajmërua nga Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila në fjalen e saj në parlament tha se pretendimet e kreut të shtetit lidhur me kohën e negocimit nuk qëndrojnë, ndërsa hodhi poshtë po ashtu akuzat për ndryshim të aksionerit.
“Ndryshimi i aksionerëve nuk përbën ndryshimin e shoqërisë.
Shteti përmes këtij rinegocimi ka arritur të imponohet te koncesionari për shtimin e investimeve deri në 99 milionë euro, që do të konsistojnë si në rritjen e cilësisë së shërbimeve, si në rritjen e kategorisë nga 4C në 4E, me zgjatimin e pistës dhe përmbushjen e kushteve të sigurisë”, tha Balluku në Kuvend.