Site icon PORTALB

“Oda e burrave të BDI-së” nuk ua jep besimin grave në pozita të larta të ekzekutivit

Funksionarët e BDI-së gjatë festimit të ditëlindjes së Ali Ahmetit

Funksionarët e BDI-së gjatë festimit të ditëlindjes së Ali Ahmetit

Përfaqësimi i grave  në jetën publike , e veçanërisht në politikë, lë ende shumë për të dëshiruar. Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme për barazi gjinore dhe përfaqësim adekuat, duket se kjo gjë nuk merret seriozisht nga Maqedonia e Veriut, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Institucionet dhe pozitat e larta shtetërore, shumë rrallë u besohen funksionarëve të gjinisë femërore. Ndërsa, rekordin për mospërfaqësimit e grave në qeveri e mban Bashkimi Demokratik për Integrim, shkruan Portalb.mk.

Në 8 përbërjet Qeveritare ku BDI ka qenë pjesë që nga viti 2002, kjo parti nuk ka emëruar asnjë grua në pozitën e ministres. Ndërkohë pozitën e zëvendëskryeministrit ia ka besuar vetëm një herë një gruaje, Teuta Arifit, e cila ka qëndruar për 3 vite në këtë pozitë. Kështu që, ndër vite, në listën e ministrave të propozuar dhe zgjedhur nga kjo parti, shohim vetëm emra meshkujsh.

2002

2004 (qershor)

2004 (dhjetor)

2008

2011

2014

2017

2020

Sa i përket, përfaqësimit në Kuvend, gratë nga kjo parti janë më shumë të përfaqësuara në krahasim me përfaqësimin në Qeveri. Megjithatë numri i deputeteve që zgjedhen për të përfaqësuar popullin në Kuvend vazhdon të mbetet ende i ulët. Kjo parti ka pasur më së shumti deputete gjatë përbërjes parlamentare 2014 – 2016, ku nga gjithsej 16 deputetë 6 kanë qenë gra. Po ashtu, edhe në përbërjen aktuale ka 6 deputete

2002-2006 – 15 deputetë

2006 – 2008 – 13 deputetë

2008 – 2011 – 18 deputetë

2011 – 2014 – 14 deputetë

2014 – 2016 – 16 deputetë

2016 – 2020 – 10 deputetë

2020 – 2024 – 15 deputetë

Kujtojmë se, sipas Kodit Zgjedhor aktual, listat e kandidatëve për deputetë janë të mbyllura, përkatësisht nuk votohet drejtëpërdrejt kandidati. Në këtë mënyrë, partitë politike shqiptare favorizojnë burrat në listat e kandidatëve për deputetë. Përkrah numrit më të madh të kandidatëve të gjinisë mashkullore që garojnë për deputet, meshkuj dominojnë edhe në pozitën e bartësit të listave. Në këtë mënyrë partitë politike shqiptare paraqesin femrat si kategori e dytë. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, nga listat e kandidatëve me të cilat kanë garuar BDI, koalicioni Aleancë për Shqiptarët – Alternative dhe PDSH, në gjashtë njësitë zgjedhore, vetëm një kandidat bartës i listës ka qenë femër.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, ku jepen të dhënat e vitit 2018 rreth studentëve të diplomuar, në institutet shtetërore të arsimit të lartë kanë diplomuar gjithsej 7,847, prej të cilëve 4,549 kanë qenë studentë të gjinisë femërore. Në institutet shtetërore të arsimit të lartë, gjithsej kanë diplomuar 5,845 prej të cilëve 3,667 studente, ndërsa në ato private kanë diplomuar 2,004 prej të cilëve 868 studente.

Këto të dhëna flasin se vendi nuk përballet me mungesë të kuadrit të kualifikuar femëror, por se partitë politike ende ngurojnë që t’u besojnë pozicione të larta grave.

Exit mobile version