Site icon PORTALB

Gjendja me Covid -19 në RMV, 8 pacientë kanë ndërruar jetë, 722 raste të reja

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se nga 3,701 teste të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar 722 raste të reja të COVID-19. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, 8 pacientë kanë humbur betejën me virusin corona, ndërsa janë shëruar 186 pacientë, transmeton Portalb.mk.

“Humbën jetën 8 pacientë, 4 pacientë nga Shkupi (81, 75, 74, 73) dhe nga një 1 pacient prej këtyre qyteteve:Probishtipi (88), Strumicë (88), Kërçovë (72), Kumanovë (70) dhe Manastiri (61). Të gjithë pacientët humbën jetën në spital”, informuan nga minsitria.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 106.832, numri i pacientëve të shëruar është 94.461, numri i atyre që humbën jetën është 3.185 dhe numri i rasteve aktive është 9.186.

Rastet e reja

Pacientët e shëruar

Rastet aktive:

Deri më tani, një total prej 540,725 testeve të COVID-19 anë kryer në vend.

Exit mobile version