Site icon PORTALB

Ish prifti u bë thirrës Islam

Haxhi Ismaili

Haxhi Ismaili

Santos, i cili 22 vjet kaloi si prift vendosi që të bëhet musliman. Pasi që e pranoi Islamin, ai e ndërroi emrin e tij dhe tani quhet Haxhi Ismaili. Ai jeton në Brazil dhe brazilianet atë e njohin me emrin Haxhi Ismaili. Haxhi Ismaili në Damask ka mësuar gjuhën arabe dhe ndërkohë në një website Islam i është përgjigjur pyetjeve të brazilianëve, Haxhi Ismaili vetëm nga interneti është bërë shkaktarë që 248 persona ta pranojnë Islamin. Haxhi Ismaili qysh prej moshës 14 vjeçare ka marrë pjesë dhe studioi nëpër shkolla krishtere, 3 vjet ka studiuar rreth Tevratit dhe 9 vjet ka studiuar në shkollën që quhej ‘’Kisha e Zotit’’, mbas këtyre 9 vjetësh u bë një prift i famshëm, dhe pasi që ka qenë një prift i dashur ai u bë përgjegjës i 5 kishave në qytetin Sao Paulo.

SI PRANOI ISLAMIN HAXHI ISMAILI?
Haxhi Ismaili thotë: Unë më parë përderisa kam ligjëruar në kishë shpesh kam përmenduar se krishterimi është feja e cila më së shumti është duke u përhapur në botë dhe një ditë një shok imi i cili ishte njëlloj prift më tha se: ne çdoherë po thonim që krishterimi është feja e cila është duke u përhapur më së shumti në botë,por në fakt Islam është feja e cila po përhapet më së shumti në botë dhe muslimanët janë njerëz shumë të mirë, ata adhurojnë 5 herë në ditë Krijuesin. Unë u habita shumë kur dëgjova se musimanët 5 herë në ditë e adhurojnë Krijuesin,sepse unë isha prift dhe vetëm 1 herë në javë adhuroja Zotin. Më vonë mësova se muslimanët përveç që 5 herë në ditë adhuronin Krijuesin, ata edhe agjërojnë 1 muaj në vit dhe u japin lëmoshë të varfërve. Pas disa ditësh një shok imi më lajmëroi se vajza e tij e kishte pranuar Islamin, më tha që të mundohem që vajza e tij të rikthehej përsëri në kishterizëm. Para se të flas me vajzën e tij vendosa që të shkoj në Qendrën Islame të Amerikës Latine, aty për herë të parë hyra në Mesxhid, drejtori i Qendrës Islame të Amerikës Latine më pyeti se për çka dëshiroj të mësoj? U pëgjigja: gjithçka rreth Islamit. U njoftova me një musliman i cili quhej Bilall, ai 4 orë pa u ndal më shpjegoi rreth Islamit, më shpjegoi rreth Kur’anit dhe Tevhidit, Ai më tregoi rreth Jezusit dhe tha që ai është një Pejgamber të cilin muslimanët e donin shumë. Pastaj më dhuroi një libër që quhej ‘’Hulumtime rreth Kur’anit. Unxhillit dhe Tevratit’’, pasi shkova në shtëpi 3 ditë me radhë,ditë e natë lexova këtë libër dhe vendosa që të bëhem musliman, sepse kuptova që Islami ishtë feja që më përgjigjet në të gjitha pyetjet e mia dhe më jep kënaqësi shpirtërore.

SI REAGOI FAMILJA E TIJ?
Pasi që kishte pranuar Islamin ai u ballafaqua me disa sprova. Haxhi Ismaili thotë: Pasi që gruaja ime dëgjoi se e kisha pranuar Islamin ajo më tha se nuk mund të jeton me një terrorist dhe shkoi te shtëpia e babait të saj, fëmijët e mi më larguan nga shtëpia dhe shkova te shtëpia e nënës sime, por edhe ajo nuk më pranoi, pastaj vendosa që të shkoj te shtëpia e motrës sime të cilën e doja shumë, por as ajo nuk më pranoi. Pata mbetur vetë dhe vendosa që të shkoj në Qendrën Islame të Amerikës Latina, 8 muaj banova në Mesxhidin e Qendrës Islame dhe pas 8 muajsh të gjitha gjërat filluan të përmirësohen me lejen e Allahut. Babai i gruas sime i kishte thënë gruas sime: “Ti pajtohu me burrin tënd dhe mos u përzi rreth fesë së tij’’, pasi që u pajtuam me bashkëshorten time u pajtuam edhe me fëmijët e mi, ndërkohë unë fillova që atyre t’i shpjegoj rreth Islamit dhe elhamdulil-lah tani të gjithë janë musliman. Haxhi Ismaili pasi që studioi 4 vjet në Damask bashkë me bashkëshorten e tij Hatixhen dhe nipin e tij Nexhah tani është një prej davetistëve më të shquar në Amerikën Latine, ai thotë se në Islam nuk ka asnjë rregull që kundërshton rregullin tjetër kurse në krishterizëm kjo është me të madhe, unë mendoj se 70% e librit të krishterëve ka humbur orgjinalitetin e tij. Tani është koha e Islamit, bota ende nuk e njeh Islamin aq sa duhet, nëse njerëzit do ta mësojnë realietetin e Islamit atëherë do të shtohet numri i muslimanëve në botë… Lusim Allahun xh.sh që t’ia shtoj sinqeritetin Haxhi Ismailit dhe insha-Allah që sa më shumë njerëz ta pranojnë Islamin, Amin…

Përkthehu nga gjuha turke Xhansu D. dhe Arbnore J.

Exit mobile version