Site icon PORTALB

Nëntë të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë turke

F1C: Turqi, kufiri turk

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në lindje të Turqisë, duke vrarë nëntë ushtarët në bord dhe duke plagosur katër të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes, raporton REL. Helikopteri u rrëzua në qytetin Tatvan, që është i banuar me shumicë kurde, transmeton AP. Ky qytet gjendet në provincën Bitlis.

Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti.

Helikopteri ushtarak, i tipit Cougar, ishte nisur për në Tatvan nga provinca Bingol. Ky helikopter u zhduk nga radari në orën 14:25 sipas kohës lokale, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ushtarët e lënduar janë evakuuar për në një spital, thanë autoritetet turke.

Exit mobile version