Site icon PORTALB

Mbi 100 taka të zonjave dhe zonjushave gjenden në korzon e Strugës

Takat, viktimë e plakave të thyera të Korzos së Strugës

Takat, viktimë e plakave të thyera të Korzos së Strugës

Të shumta kanë qenë zonjat dhe zonjushat që kanë lënë takat e tyre në pllakat e thyera të  shëtitores së Strugës, e cila është rinovuar fatmirësisht kohëve të fundit.

Siç u informuam nga Albrim Hoxha,  nga administrata e  Komunës e Strugës, pronari i kompanisë që u përzgjodh për restaurimin e pllakave të shëtitores së Strugës, ka mbledhur takat që kanë “lënë”, zonjat dhe zonjushat në korzon e qytetit gjatë kohës që ajo ishte lënë në gjendje të keqe. Ato, sipas tij janë mbi 100.

“Pllakat e thyera ishin bërë armiku i zonjave dhe zonjushave me taka, ndërsa tani ato mund të ecin lirisht nëpër shëtitoren e qytetit, pa patur frikë se mund të pengohen apo edhe rrëzohen për shkak të takave të tyre të larta”, thekson Hoxha. /Portalb

Exit mobile version