Site icon PORTALB

RMV, 9 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë edhe sot numër i lartë i rasteve të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto arkiv nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 23 orët e fundit janë bërë 3.323 testime, ndërkaq janë regjistruar 721 raste të reja me KOVID-19, janë shëruar 1.753 persona, ndërkaq kanë ndërruar jetë 9 persona.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 533.505 testime, ndërkaq numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 105.269, të shëruarve në 93.942, të vdekurve në 3.165, ndërkaq numri i rasteve aktive në vend është 8.162, raporton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 9 persona, 3 pacientë nga Shkupi (85, 80 dhe 60-vjeç), 2 nga Kumanova (81 dhe 74-vjeç) dhe nga një nga Prilepi (75), Velesi (73), Kriva Pallanka (73) dhe Vallandova (73)”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Rastet e shpërndara dhe rastet aktive

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version