Site icon PORTALB

Ja sesi të dërgoni video në WhatsApp pa audio

WhatsApp

WhatsApp ofron shumë pak mjete editimi kur jeni duke dërguar një video. Një opsion i ri në këtë mjete do të jetë edhe ai i heqjes së audios nga videot, shkruan Panacea.mk.

Ju mund të hiqni audio nga videot tuaja përpara se ti ndani me kontaktet në WhatsApp. Opsioni i ri do të shfaqet në ekranin e editimit të videove.

Sipas llogarisë së WhatsApp në Twiter, funksioni është i disponueshëm nga ky moment për të gjithë përdoruesit Android. Nuk duhet të keni një version specifik të WhatsApp për këtë funksion.

Nëse jeni në iOS duhet të prisni sepse WhatsApp ende se ka bërë të disponueshëm. Për të përdorur opsionin në telefonin tuaj Android ndiqni hapat mëposhtë:

Në të vërtetë kjo nuk editon video, ajo mbetet në telefon në formën origjinale, thjeshtë atyre që u dërgohet në WhatsApp nuk do të ketë audio.

Exit mobile version