Site icon PORTALB

Rrëzohet një avion afër Brukselit, 5 të vdekur (video)

Foto nga aksidenti

Foto nga aksidenti

Një aeroplan i vogël turistik i markës “Cessna” është përplasur sot në afërsi të Brukselit në Belgjikë. Në këtë aksident ajror, kanë gjetur vdekjen 5 persona, ndër ta janë 3 fëmijë-njofton AP.

Portalet lokale dhe ai i gazetës “Le Soir”, bëjnë të ditur se aeroplani ka pas probleme gjatë ngritjes për fluturim dhe për këtë shkak piloti ka kërkuar që të rikthehet në pistë.
Ndërkaq, portali “Sudinfo.be” bën të ditur se viktimat kanë qenë një mashkull 68 vjeçar, një grua 37 vjeçare dhe tre fëmijë të moshës prej 2, 6 dhe 7 vjeç. Aeroplani është përplasur skaj piste, ndërsa aeroporti ku ka ndodhë ky aksident ajror menjëherë është mbyllur për fluturim-aterime.

Exit mobile version