Site icon PORTALB

KRKM dhe ARS nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

KRKM-ARS

Të mërkurën, 3 Mars 2021, në MladiHub-Shkup, Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) dhe Bojan Petrovski, kryetar i Këshillit Rinor Kombëtar të Maqedonisë (KRKM), nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. I njëjti synon të forcojë bashkëpunimin midis ARS-së dhe KRKM-së drejt përmirësimit të statusit dhe pozitës së të rinjve në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Sipas memorandumit, bashkëpunimi midis ARS-së dhe KRKM-së do t’i referohet aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e politikave rinore dhe përfaqësimin e të rinjve në proceset e vendimmarrjes përmes:

Në mënyrë shtesë, ARS-ja dhe KRKM-ja do të vazhdojnë të njohin dhe vlerësojnë bashkërisht punën e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme shoqërore përmes dhënies së Çmimit  për pjesëmarrjen e rinisë.

“Agjencia për Rini dhe Sport tregon dhe dëshmon se është gjithmonë partner i të rinjve dhe organizatave rinore dhe do të përpiqet të zgjidhë të gjitha çështjet dhe proceset në lidhje me të rinjtë. së bashku, në të njëjtën tryezë me të rinjtë, pasi ata e dinë se çfarë është më e mira për ta. Me këtë memorandum përkushtohemi për zbatimin e përbashkët të aktiviteteve në kohë dhe mënyrë efikase dhe zbatimin e projekteve me interes dhe rëndësi për të rinjtë, politikat e të rinjve dhe promovimin e statusit dhe pozitës së të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Do të punojmë në krijimin e politikave, strategjive të reja dhe moderne, për të rinjtë, do të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të rritemi së bashku. Përmes të gjithë mekanizmave, ne kemi rënë dakord për bashkëpunim të rregullt me ​​Këshillin Rinior kombëtar, do t’i konsultojmë ata dhe ata do të marrin pjesë aktivisht në proceset që lidhen me politikat e rinisë. Bashkëpunimi midis ARS-në dhe KRKM-në do t’i referohet aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e politikave rinore dhe përfaqësimin e të rinjve në proceset e vendimmarrjes”, tha drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski.

Bojan Petrovski, kryetar i Këshillit Rinor Kombëtar të Maqedonisë (KRKM), tha: “Ne e mirëpresim bashkëpunimin me Agjencinë për Rini dhe Sport, dhe faktin që KRKM-në e njohin si organ përfaqësues të rinisë dhe partner serioz në sferën e çështjeve dhe politikave të rinisë. Me këtë Memorandum, bashkëpunimi ynë është forcuar dhe të rinjve u sigurohet pjesëmarrje e konsiderueshme në proceset e politikë-bërjes, dhe vendimmarrja që i tangojnë ata.”

Exit mobile version