Site icon PORTALB

Nga mijëra variante të koronavirusit, i Brazilit dhe Afrikës së Jugut janë më shqetësues

Varianti i koronavirusit që për herë të parë u identifikua në Brazil është gjetur në Britaninë e Madhe. Zyrtarët shëndetësorë thonë se janë identifikuar gjashtë raste dhe po bëhen teste të shihet nëse ka përhapje më të madhe, njofton Portalb.mk.

Besohet se disa variante të koronavirusit, siç është ky, të jenë më ngjitës dhe ekzistojnë shqetësime se mund të jenë më rezistente ndaj vaksinave ekzistuese.

Ekzistojnë mijëra versione të ndryshme të virusit, gjegjësisht lloje, që shkaktojnë sëmundjen kovid-19, por shqetësimet më të mëdha lidhen me tre prej tyre:

Nuk është e papritur që të shfaqen variante të reja, pasi të gjithë viruset mutojnë. Shumica e tyre janë të parëndësishme, por disa mund ta bëjnë virusin më ngjitës dhe më kërcënues.

Tani për tani nuk ka prova se variantet e reja shkaktojnë sëmundje më serioze. Si edhe te virusi origjinal, të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh janë të moshuarit dhe ata që tashmë kanë një gjendje mjekësore. Disa studime tregojnë se lloji britanik shkakton vdekshmëri më të lartë për 30%, por ende nuk ka prova të mjaftueshme për këtë.

Vaksinat aktuale janë dizajnuar mbi bazën e varianteve të hershme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se do të duhej të funksionojnë edhe kundër llojeve të reja, edhe pse ndoshta jo aq efektive. Madje edhe në skenarin më të keq, ato mund të modifikohen dhe rregullohen.

Exit mobile version