Site icon PORTALB

RMV, 721 raste të reja me virusin korona, ndërsa 7 persona ndërruan jetë

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Portalb.mk/ Arbnora Memeti

Nga 3.816 të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 721 persona kanë rezultuar pozitiv kurse 7 pacientë kanë ndërruar jetë. Të shëruar sot në vend janë regjistruar 171 persona, shkruan Portalb.mk.

7 persona ndërruan jetë, edhe atë: dy pacientë nga Shkupi (68, 81), një nga Tetova (49), Prilepi (73), Strumica (76), Koçani (72) dhe Delçeva (43) vdiqën.  Të gjitha personat ndërruan jetë në kushte spitalore.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

Rastet aktive:

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë janë realizuar 519.985 testime, ndërsa janë regjistruar gjithsej 10.482 raste pozitive me Kovid-19. Aktualisht ka 8.290 raste aktive në vend, ndërsa kanë ndërruar jetë 3.126 pacientë, ndërsa 91.066 të shëruar.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version