Site icon PORTALB

RMV, Qeveria i dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës së djeshme për rastin “Monstra”

Protesta 26.02.2021 Monstra

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve që ndodhën gjatë protestave pas vendimit të gjykatës për rastin “Monstra”.

Në shoqëritë demokratike, të gjithë kanë të drejtë të shprehin pakënaqësi, por incidentet e dhunshme janë të papranueshme dhe të palejueshme.

Duke u nisur nga pozicioni i saj i qartë për tolerancë zero në lidhje me incidente të tilla, Qeveria tregoi se çdo sulm ndaj përfaqësuesve të medias, qoftë fizik ose verbal, do të sanksionohet ashpër dhe të gjitha institucionet në vend, si dhe prokuroria dhe gjykatat, duhet të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur profesionalisht për çdo sulm apo kërcënim ndaj punonjësve të medias.

Ndërsa, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGPM) gjithashtu reaguan duke dënuar ashpër dhe duke i vlerësuar si të papranueshme sulmet e djeshme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias që ndodhën gjatë protestave kundër vendimit për rastin “Monstra”.

Sulmi i parë fizik gjatë protestave së djeshme ishte kundrejt ekipit të gazetarëve të agjencisë së lajmeve MIA ku kishte një përpjekje duke i shtyrë të merren pajisjet e tyre, gjatë së cilës kameramani u shty dhe pajisjet e tij u dëmtuan.

Ndërkaq, sulmi i dytë ishte kundrejt një gazetari të gazetës “Sloboden Peçat”, i cili u ndalua nga kryerja e detyrave të tij nga ana e bashkëpunëtorëve policor me rroba civile që e tërhoqën mënjanë, duke ia lakuar krahun dhe e trajtuan në mënyrë të vrazhdë duke mos e lënë të lirë derisa të fshihej materiali i regjistruar në pretekst se ai kishte filmuar policët në fytyrë.

Exit mobile version