Site icon PORTALB

Zaev: Kohën e pandëshkueshmërisë e lëmë në histori

Zoran Zaev.

Zoran Zaev.

Kryeministri, Zoran Zaev, nëpërmjet një posti në Facebook, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Target – Fortesa”. Ai tha se sistemi gjyqësor është pushtet i pavarur dhe sot shohim se i ka të gjitha rrethanat për të zbatuar hetim pa ndikim dhe të organizojë procedurë të prokurorisë dhe gjyqësore në të cilat vlejnë vetëm dëshmitë dhe dispozitat për gjykim fer dhe të drejtë, transmeton Portalb.mk.

“Kemi çliruar rrugën nëpër të cilën sot vjen drejtësia. Qytetarët, shteti, institucionet dhe sistemi – ato jemi ne. Të gjithë ne, çdonjëri prej nesh sot mund të ketë më shumë paqe për vete, në vete. Sepse, kur ka paqe ka edhe drejtësi”, ka shkruar Zaev.

Sipas tij, ajo është mënyrë sipas të cilës duhet të zbatohen dhe përfundojnë të gjitha lëndët për krim të organizuar edhe kundër Kushtetutës edhe dinjitetit të qytetarët.

“Kohën e pandëshkueshmërisë dhe të privilegjeve të aktorëve kriminelë e lëmë në histori”, tha ai.

Gjykata Penale e Shkupit i shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Target-Fortesa” në lidhje me përgjimin e paligjshëm në periudhën 2008-2015-të.

Gjykata i dënoi:

5 të dënuarit e parë duhet të kthejnë mbi 87 milionë denarë për shkak dëmit të kryer (Rreth 1.5 milion euro).

Exit mobile version