Site icon PORTALB

Sasho Mijallkov u dënua me 12 vjet burg, do të dërgohet në burgun e Shutkës

Sasho Mijallkov, foto Anadolu Agency

Gjykatësja Xheneta Gegtoviq, me kërkesë të prokurores Lençe Ristoska, i ka shqiptuar Sasho Mijallkovit masën e paraburgimit. Ai mund të ankohet, por ankesa nuk e prolongon zbatimin e vendimit. Ai do të dërgohet në burgun e Shutkës, njofton Portalb.mk.

Paraburgimi për Mijallkovin mund të jetë më së shumti 60 ditë, për shkak se bëhet fjalë për propozim të prokurorisë dhe jo akt akuzë.

Prokurorja Lençe Ristoska tha se ligjvënësi duhet të mendojë nëse duhet të mbetet kështu dispozita “për propozim të prokurorisë, përkrah shkurtimit të afateve të tjera, të ketë afate më të shkurtra edhe për kohëzgjatjen e paraburgimit.

“U tregua se edhe me propozim të prokurorisë kërkohet përgjegjësi për vepra penale më serioze. Pyetja është nëse kohëzgjatja e paraburgimit nuk duhet të lidhet me akumulimin e veprës penale dhe jo me atë nëse ka qenë propozim i prokurorisë apo akt akuzë”, sqaroi Ristoska.

Prokurorja Ristoska ka kërkuar paraburgim, duke thënë se ka njoftim nga MPB, si nga stacioni policor që e ruan, ashtu edhe nga BSP, sipas të cilëve nuk posedojnë mundësi për video-mbikqyrje 24-orëshe. Ajo tha se përmes Europol, është vërtetuar se Mijallkov ka leje për qëndrim, adresë banimi dhe dy automobila në Pragë.

Gjykata Penale e Shkupit i shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Target-Fortesa” në lidhje me përgjimin e paligjshëm në periudhën 2008-2015-të.

Gjykata i dënoi:

5 të dënuarit e parë duhet të kthejnë mbi 87 milionë denarë për shkak dëmit të kryer (Rreth 1.5 milionë euro).

Vendimi është i shkallës së parë, ndërsa palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Vendimi në gjykatën e shkallës së parë u miratua dhomë gjyqësore pesë-anëtarëshe e përbërë nga: Xheneta Bektoviq si gjyqtari i parë, Vlladimir Tufegxhiq si poroti i dytë dh tretë. Edhe pse të hënën u duk se vendimi do të merrej në mungesë të ish-kreut të akuzuar të DSK-së, Sasho Mijallkov, pas gati dy ditësh mungesë, ai u paraqit dhe mori vendimin për arrest shtëpiak, të cilin e mori për shkak të rrezikut të arratisjes. Mijallkov u akuzua për bashkim kriminal, shpërdorim detyre dhe marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm. Kjo e fundit për disa ditë i vjetërsohet, dhe mund të shpëtojë nga akuza në fjalë.

Vendimi për rastin Target-Fortesa. Vendimi me siguri do të merret në mungesë të të pandehurve Goran Grujevski dhe Nikola Boskovski, nga DSK, të cilët u arratisën, ndërsa Sasho Mijallkov, megjithatë, shkoi në arrest shtëpiak, ndërsa Gordana Jankuloska po vuan dënim me burg për rastin” Tank”.

Prokuroria kërkoi dënim për të gjithë të akuzuarit dhe theksoi se po kërkonte dënime maksimale për Mijalkovin, Grujevskin dhe Nikoliçin. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi pafajësi pasi pretendonte se dikush tjetër ka përgjuar.

Të akuzuarit në rastin Target-Fortesa janë, Sasho Mijallkov, ish-ministrja e Brendshëm, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së të cilët akuzohen për përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë midis viteve 2008-2015. 

Në fjalët përfundimtare, dy prokurorët kërkuan pesë vite dënim për përgjegjësit e përgjimeve të paligjshme dhe pesë vite dënim për keqpërdorimin e pozitës zyrtare për të akuzuarit e rastit.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, 4,286 numra telefoni janë ndjekur në mënyrë të paligjshme për të cilat nuk janë lëshuar fare urdhëresa gjyqësore.

Komunikimi ishte ndjekur para se të lëshoheshin dhe pas skadimit të vlefshmërisë së urdhrave të gjykatës në 1,541 numra ose gjithsej 5,827 numra telefoni. Të përgjuar ishin mbi 20 mijë qytetarë.

Mijallkov, në dëshminë e tij të parë pretendonte se nuk ka asnjë provë se mijëra bisedat e regjistruara janë nga Drejtoria dhe se përgjimet janë realizuar atje. Ai pretendoi se shumë lehtë përgjimi ka mund të bëhej jashtë sistemeve të DSK-së. Me datë 26 shkurt 2021 gjykata do ta shqiptojë aktgjykimin.

Personat që në së shumti janë përgjuar:

Më shumë rreth këtij rasti mund të lexoni këtu.

Exit mobile version