Site icon PORTALB

‘Monstra’ ,dëshmitë janë absurde thonë avokatët

Rasti "Monstra"

Rasti "Monstra"

Në gjykimin për rastin “Monstrum”, gjegjësisht për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës, që ndodhi më 12 prill të vitit të kaluar u prezantuan disa nga provat materiale. Avokatët mbrojtës kërkuan ndërprerje të seanës sepse sipas tyre, provat e prezantuara aspak nuk dëshmojnë.

U shqyrtuan procesverbalet e gjurmëve të gjetura në veturën të cilën policia dyshon se vrasësit e kanë përdorur pas vrasjes, si dhe procesverblet e objekteve të konfiskuara në shtëpitë e të akuzuarve.

Avokatët vlerësojnë se provat  materiale që nuk dëshmojnë se të akuzuarit kanë kryer veprën. 

“Absurdi i këtij procesi gjyqësor është fakti se janë prezantuar numrat e regjistruar në celularët e të akuzuarve, por jo edhe regjistrimet e bisedave telefonike” thonë avokatët. 

“Të sillen celularët e të akuzuarve dhe të tregohet në mënyrë eksplicite, se kur dhe me kë kanë biseduar në ditën kritike të akuzuarit. Nëse nuk ndodh kjo, kërkojmë të ndërpritet seanca. Nuk mund të jenë provë numrat e regjistruar në celularët e të akuzuarve” thekson avokati Naser Raufi.

***************************************************************************

Më parë, deklarata dhanë prindërit e të vrarëve, të cilët kërkuan që autorët e kësaj vepre të dënohen. Ata thanë se në mënyrë plotësuese do të tregojnë se çfarë dëmshpërblimi do të kërkojnë nëse konstatohet se të akuzuarit janë fajtorë.

Të akuzuarit për terrorizëm janë Agim Ismailoviq, Sejdi Rami, Fejzi Aziri, ndërsa për ndihmë të terrorizmit është akuzuar Haki Aziri. Institucionet kompetente akoma janë në kërkim të dy autorëve të dyshuar, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, dhe ata gjykohen në mungesë. /Portalb

Exit mobile version