Site icon PORTALB

RMV, nga 2.813 të testuar sot, 509 persona rezultuan pozitiv ndërsa numri i të vdekurve sërish i lartë

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga 2.813 të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 509 persona kanë rezultuar pozitiv kurse 9 pacientë kanë ndërruar jetë. Të shëruar sot në vend janë regjistruar 354 persona, shkruan Portalb.mk.

9 persona ndërruan jetë, edhe atë: 4 pacientë nga Shkupi (71, 66, 63, 55) nga një pacient në Ohër (67), Kumanovë (68), Koçani (85), Dellçevë (61), Demir Hisar (84). Të gjitha personat ndërruan jetë në kushte spitalore.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

Ndryshe, deri tani në vend nga fillimi I pandemisë janë regjistruar gjithsej 99.917 raste pozitive me Kovid-19. Aktualisht ka 6.736 raste aktive në vend.

Exit mobile version