Site icon PORTALB

RMV, Enti i Statistikave ka shpallur konkurs për regjistrues dhe instruktorë

Laptop, punë nga distanca, Foto: Alizée Baudez/Unsplash

Enti Shtetëror për Statistikë ka shpallur Konkurs për paraqitje të kandidatëve për regjistrues rajonalë dhe instruktorë rajonalë, të cilët do të kryejnë regjistrimin në terren në periudhën nga 1 deri më 21 prill, në kuadër të Regjistrimit të popullsisë 2021, njofton Portalb.mk.

Konkursi është i hapur për të gjithë qytetarët e rritur të Maqedonisë së Veriut që janë të papunë, të cilët kanë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe kanë aftësi kompjuterike.

Paraqitja bëhet përmes një aplikacioni elektronik të disponueshëm në ueb-faqen popis2021.stat.gov.mk, ndërsa të gjitha detajet në lidhje me konkursin dhe kushtet janë të përfshira në njoftimin e botuar në gazetat ditore “Nova Makedonija”, “Veçer”, “Sloboden Peçat” dhe “Koha”.

Exit mobile version