Site icon PORTALB

RMV, Inspektorati pret përgjigje nga tri ministri për të punësuar 12 inspektorë

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Planin për punësim për vitin 2021, Inspektorati I mjedisit jetësor planifikon të punësojë edhe 12-të inspektorë tjerë, por pret që kërkesa të miratohet nga tri institucione, transmeton Portalb.mk.

“Në rrjedhë është procedura për punësimi e inspektorëve të rinj, kemi dorëzuar Planin për punësim për vitin 2021 dhe presim përgjigje positive, pasi Qeveria vendosi që me prioritet më të lartë për miratuar punësime të inspektorëve të rinj”, deklaroi inspektorati, duke sqaruar që tri ministri duhet të vendosin për këtë, Ministria e financave, ajo e administratës dhe ajo për sistem politik.

Inspektorati sqaroi që është kërkuar punësimi i 9 inspektorëve për mjedis jetësor, 2 inspektor të ujit dhe një inspector për mbrojtjen e natyrës, duke vlerësuar që do të përfshihen gjithë rajonet, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë asnjë deri më tani.

Exit mobile version