Site icon PORTALB

RMV, numri i të vdekurve nga Kovid-19 sot është dyshifror, gjithsej 254 raste të reja

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.160 persona për Kovid-19, nga të cilët, 254 kanë rezultuar pozitiv kurse 151 janë shëruar. Sot 16 persona në vend kanë humbur betejën me virusin korona, shkruan Portalb.mk.

16 persona ndëruan jetë, edhe atë: 5 pacientë nga Prilepi (83, 75, 75, 73, 49), 3 pacientë nga Ohri (85, 83, 77), 2 Pacientë nga Shkupi (78, 62) dhe një pacient nga Kumanova (76) , Kriva Palanka (76), Struga (68), Gjevgjeli (75), Koçani (83) dhe Negotina (67). Të gjithë ndëruan jetë në kushte spitalore.

Rastet e reja:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot në vend janë kryer gjithsej 502.711 teste të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me virusin korona në vend nga fillimi i epidemisë është 99.285, i të shëruarve 89.400, të vdekurve 3.063 ndërsa numri i rasteve aktive është 6.822.

Exit mobile version