Site icon PORTALB

Trumpi do të bëjë paraqitjen e parë publike këtë muaj që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë

Donald Trump, fjalimi lamtumirës

Donald Trump, fjalimi lamtumirës

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të bëjë paraqitjen e tij të parë publike që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në një konferencë politike konservatore në Florida gjatë këtij muaji, shkruan Koha.net.

Ish-presidenti amerikan do të marrë pjesë në Konferencën vjetore Politike Konservatore më 28 shkurt në Orlando, raporton CNN.

Në fjalimin e tij të shumë pritur, Trumpi pritet të flasë për të ardhmen e Partisë Republikane dhe lëvizjen konservatore.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe figurat pro-Trump, si ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, guvernatori i Dakotës Jugore, Kristi Noem, dhe guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.

Exit mobile version