Site icon PORTALB

RMV, 449 raste të reja me virusin korona, ndërsa 10 persona ndërruan jetë

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 3,283 teste për Kovid-19, nga këto, 449 persona kanë rezultuar pozitiv, 10 persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa gjithsej 227 janë regjistruar si të shëruar, njofton Portalb.mk.

Në gjithë vendin ndërruan jetë 10 pacientë të infektuar me virusin korona: 3 pacientë nga Shkupi (83, 79, 65), një nga Tetova (72), Kumanova (71), Prilepi (79), Velesi (84), Ohri (58), Kavadari (65) dhe Delçevë (75).

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë deri sot është 99,031, nga të cilët 89,249 të shëruar, kurse 3,047 kanë ndërruar jetë. Aktualisht ka 6,735 raste aktive në vend. Deri më tani janë realizuar 500,551 testime për Covid -19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version