Site icon PORTALB

Presidenca e Kosovës ka ndarë dy Medalje Presidenciale

Në Presidencën e Republikës së Kosovës sot është vlerësuar me Medalje Presidenciale puna e Njësiti për kërkim shpëtim në kuadër të FSK-së dhe regjisorja e filmit “Zgjoi”.

“Medalja Presidenciale Ushtarake është ndarë për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, raportojnë nga Presidenca.

Medaljet janë përcaktuar për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa ndarja e tyre pritet ditët në vazhdim.

“Regjisorja Blerta Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës. Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga znj. Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit  të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival”, raportojnë nga presidenca.

Exit mobile version