Site icon PORTALB

“Tetova, qytet i së ardhmes” – Përgjigjet e të rinjve se si e shohin Tetovën në të ardhmen janë shndërruar në murale

Pas një anketë me rininë e qytetit të Tetovës për atë se si këta të rinj e shohin të ardhmen e Tetovës, anëtarët e revolucionit të qetë kanë pasqyruar përgjigjet e tyre në disa murale të cilat ndodhen në hyrje të qytetit të Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Aktivistët e “Revolucionit të Qetë” potencuan se këta murale pasqyrojnë një Tetovë ndryshe, me transport publik të zgjidhur, urë qelqi dhe parqe të gjelbra.

Përgjigjet e të anketuarve janë të pasqyruara në muralin tonë të ri, në hyrje të qytetit të Tetovës. Murali përshkruan qytetin e urbanizuar dhe të modernizuar të Tetovës, me transport publik të zgjidhur, urë qelqi, rrokaqiej, parqe të gjelbërta dhe ajër të pastër. Dhe e gjithë kjo është arritur përmes punës së frytshme të qeverisë lokale, po aq të vlefshme sa bletët në muralin” kumtuan nga Revolucioni i Qetë.

Këto janë muralet:

Ndryshe, realizimi i muralit është financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni.

Exit mobile version