Site icon PORTALB

Kovid-19 në RMV: Nga 2.383 teste, 347 persona kanë rezultuar pozitiv, ka edhe të vdekur

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 2.383 teste për Kovid-19 nga të cilët, 347 kanë rezultuar pozitiv kurse 7 persona kanë humbur betejën me virusin. Në vend sot janë regjistruar 168 persona të shëruar nga virusi korona, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 7 raste të vdekjes, edhe atë 4 pacientë nga Shkupi (80, 79, 69 dhe 61), 1 pacient nga Kumanova (80), një nga Velesi (66) dhe një nga Prilepi (61). Vetëm një prej tyre ndërroi jetë në kushte shtëpiake.

Rastet e reja:

Janë shëruar 168 pacient, edhe atë:

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i pandemisë është 97.803 ndërsa i të shëruarve 88.460, jetën e kanë humbur gjithsej 3.010 ndërsa raste aktive aktualisht ka 6.324.

Exit mobile version