Site icon PORTALB

Michael Jordan dhuroi 10 milionë dollarë për ndërtimin e dy klinikave

Michael Jordan

Michael Jordan

Legjenda amerikane e basketbollit dhe pronari i një ekipi të NBA-së, Michael Jordan, ka dhuruar 10 milionë dollarë për të hapur dy klinika të reja në shtetin e tij në Karolinën e Veriut në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Novant Health, klinikat, të cilat janë planifikuar të hapen në vitin 2022, do të ofrojnë shërbime shëndetësore për njerëzit që nuk kanë ndonjë sigurim shëndetësor ose të duhur në Wilmington, New Hanover County.

Rrjeti rajonal i kujdesit shëndetësor që shërben në katër shtete tha se donacioni do të sjellë kujdes shëndetësor për komunitetet më rurale në rajon.

“Gjithkush duhet të ketë qasje në kujdes cilësor shëndetësor, pavarësisht se ku jeton, apo nëse ata kanë apo jo sigurim. Wilmington mban një vend të veçantë në zemrën time dhe është vërtet kënaqësi të jesh në gjendje t’i kthesh komunitetit që më mbështeti gjatë gjithë kohës time të jetës”, tha Jordan në një deklaratë.

Sipas deklaratës, Jordan, i cili është pronari dhe kryetari i ekipit të NBA-së, Charlotte Hornets, në vitin 2017 ka dhuruar 7 milionë dollarë për Novant Health për të hapur dy klinika në Charlotte që ofrojnë shërbime shëndetësore të sjelljes dhe mbështetje sociale për komunitetet e prekshme në zonë.

Jordan në vitin 1984 u zgjodh nga Chicago Bulls ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, duke fituar gjashtë herë kampionatin dhe gjashtë herë fitoi çmimin e MVP-së e finaleve të NBA-së.

Exit mobile version