Site icon PORTALB

Kryeministri Zaev prezantoi pakon e 5-të të masave ekonomike në vlerë prej 9,7 miliardë denarë (VIDEO)

Zoran Zaev

Kryeministri, Zoran Zaev prezantoi sot pakon e pestë të masave ekonomike, në vlerë prej 9,7 miliardë denarë apo 160 milionë euro dhe përmban 29 masa të cilët janë përfshirë në 4 shtylla kryesore: mbështetje financiare direkte për kompanitë në turizëm, zejtari, hotelieri, transport, mbështetje direkte financiare për organizimin e ngjarjeve me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës, mbështetje financiare për likuiditetin e sektorit privat me kredi pa kamata me komponentë të pakthyeshme, krijimin e një ambienti më të favorshëm të biznesit të rrethuar me ridefinim të tarifës doganore, ulje të pagesave parafiskale, lehtësim tatimor dhe prolongim të disa pagesave publike, si dhe ndihmë direkte për qytetarët, shkruan Portalb.mk.

“Në seancën e sotme qeveritare është mbyllur pakoja për ekonomi stabile dhe zhvillimore të Maqedonisë së Veriut dhe për përmirësimin e likuiditetit të ekonomisë. Kjo pako ndërlidhet në mënyrë direkte me katër pakot paraprake dhe ka për qëllim ta çojë ekonomikë drejt normave pozitive të rritjes nga 4-5 për qind, përkatësisht në dinamikën e rritjes që e kemi para pandemisë”, tha Zaev.

Masa e parë është mbështetje financiare për pagat e të punësuarve për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, e cila përfshin 60,000 punëtorë në muaj. Mbështetja financiare do të jetë prej 14,500 deri në 21,776 denarë për pagë mujore për të punësuar, që të ruhen vendet e punës në kompanitë vendore, varësisht prej asaj se cila kompani sa rënie të të ardhurave ka pasur gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020 dhe muajin janar, 2021, krahasuar me muajin nëntor dhe dhjetor 2019 dhe janar 2020.

Zaev tha se mbështetja për shumicën e masës do të shfrytëzohet deri në fund të vitit 2021, që të mund të kenë ndikim dhe efekt ndaj ekonomisë. Masat janë sjellë përmes dialogut dhe partneritetit me të gjitha aktorët relevant – odat ekonomike, punëdhënësit dhe sindikatat.

Exit mobile version