Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut sot është futur në fazën e verdhë, ministria me rekomandime për qytetarët

Moti sot. dimër. borë

Ministria e Shëndetësisë dje paralajmëroi qytetarët që Maqedonia e Veriut sot do të përfshihet në fazën e verdhë për shkak temperaturave të ulëta, transmeton Portalb.mk. Qytetarët që do të kenë problem me frymëmarrjen, rekomandohet të vizitojnë menjëherë mjekun.

“Pas pranimin të njoftimit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë që gjatë ditës së nesërme (16.02.2021), gjithë territori i shtetit do të jetë i përfshirë nga temperaturat e ulëta, të cilat e përcaktojnë fazën e verdhë (alerte)”, njoftuan dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Për këtë arsye, nga MSH-ja rekomandohet kujdes ndaj shëndetit, veshje të nxehta, këpucë për borë e akull, anashkalim të alkoolit dhe përdorim më të shpeshtë të lëngjeve të nxehta.

“Rekomandohet që të shmanget praktikimi i aktiviteteve fizike në hapësirë, ndërsa gjatë ecjes kujdes të theksuar veçanërisht në sipërfaqet e rrëshqitshme”, deklaruan nga Ministria, duke këshilluar që të sëmurët kronik të mos anashkalojnë terapitë e rregullta.

Exit mobile version