Site icon PORTALB

RMV, kufiri me Greqinë do të jetë i mbyllur mbi 24 orë, ndërsa ai me Shqipërinë dhe Bullgarinë sot është normalizuar

Foto arkiv

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të llogaritin që kufiri me Greqinë do të jetë i mbyllur ditën e mërkurë dhe të enjten pjesërisht, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të grevës nga dogana greke, kalimi kufitar në Evzoni prej orës 05:00 më 17.02.2021 deri në ora 08:00 më 18.02.2021 do të jetë I mbyllur për çdo lloj të komunikacioni”, njoftojnë policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia e vendit është paralajmëruar për këtë grevë nga kolegët e vendit fqinj.

“Komunikacioni i mallrave në kalimin kufitar Deve Bair dhe Qafë Thanë, që ishte i ndërprerë, prej sot është normalizuar”, njoftojnë nga policia.

Exit mobile version