Site icon PORTALB

Aktivistët filluan “sanimin e gropave më kritike” në Tetovë (FOTO-GALERI)

Foto nga aksioni

Rrugët e qytetit në Tetovë janë plot gropa, të cilat janë aq të shumta sa që shoferët dhe qytetarët kanë filluar të përdorin rrjete sociale për të informuar njëri-tjetrin dhe për paralajmëruar njëri-tjetrin për një gropë të re në qytet, thonë grupi i aktivistëve të rinj nga Tetova, njofton Portalb.mk.

Foto nga aksioni

“Qytetarët vuajnë çdo ditë nga dëmtimet e shkaktuara nga gropat, dhe komuna nuk i dëgjon qytetarët. Prandaj, sot, aktivistë të rinj nga Tetova filluan një aksion për “sanimin e gropave më kritike ” me vizatime, në të gjitha rrugët e qytetit, dhe gjithashtu për t’i dërguar një mesazh komunës. Aksioni është përgatitur pa kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është përgatitur me etapa nga ana e më tepër anëtarëve”, thuhet në kumtesë.

Foto nga aksioni

Aksioni Filloi “sanimi i gropave më kritike” në Tetovë është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

Foto nga aksioni
Foto nga aksioni
Exit mobile version